Filharmonia e Kosovës mban të mërkurën koncert në Shkup

Ansambli Vokal i Filhamonisë së Kosovës do të mbajë koncert në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të mbahet të mërkurën, më 24 shkurt 2020, duke filluar nga ora 19:00, në Sallën e Filharmonisë së shtetit fqinj.

“Sezoni 2020/2021 vazhdon me koncertin e Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës më 24.02.2021 në Sallën Kamerale të Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës, në Facebook.

Gjatë këtij koncerti, ansambli i Filharmonisë, në drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla do të interpretojë vepra të autorëve të huaj dhe shqiptarë.