Pllakati i koncertit “Frymë”. Foto: Filharmonia e Kosovë

Filharmonia e Kosovës mban të enjten koncertin “Frymë”

Filharmonia e Kosovës do të mbajë të enjten koncertin e saj të radhës, të titulluar “Frymë”.

Ky koncert i ansamblit frymor të Filharmonisë së Kosovës do të mbahet prej orës 18:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“’Frymë’ është portret muzikor i literaturës së shkruar për ansamble të instrumenteve frymore të drunjta dhe të tunxhit. Instrumentistët e Filharmonisë së Kosovës, do t’ju shpien në një rrugëtim nga periudha e klasicizmit deri tek muzika bashkëkohore. Koncerti organizohet më 22 prill 2021 (e enjte) prej orës 18:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë në Facebook.

Koncerti “Frymë” mbahet në kuadër të sezonit 2020/2021 të Filharmonisë. Ndërkaq, ansambli i Filharmonisë do të interpretojë vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Koncerti do të mbahet duke respektuar udhëzimet qeveritare për mbrojnë nga COVID-19.

Pllakati i koncertit “Frymë”. Foto: Filharmonia e Kosovë