FIFA dhuron pako me ndihma humanitare për Ukrainën

FIFA ka dhuruar pako me ndihma humanitare për Ukrainën. Kjo është bërë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Kjo pako përmban materiale mjekësore që do të dhurohen për Spitalin Klinik Ushtarak në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

“Këto janë ilaçe, komplete mjekësore, duke përfshirë pajisje mjekësore që komuniteti i futbollit do t’u dhurojë mjekëve në Spitalin Klinik Ushtarak Kryesor në Kiev”, thuhet ne njoftim

Federata e Futbollit të Ukrainës ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen nga FIFA.

“Federata e Futbollit të Ukrainës dhe Qendra Koordinuese shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për FIFA-në për mbështetjen që komuniteti i futbollit ukrainas ka marrë në mbrojtjen e pavarësisë sonë”, thuhet më tutje në njoftim.