FFK: Trofeu i Botërorit po vjen për herë të parë në Kosovë

Federata e Futbollit në Kosovë ka njoftuar se trofeu i Botërorit po vjen për herë të parë në Kosovë.

Sipas FFK-së, bashkë me trofeun do të vijë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.

Kjo ngjarje do të organizohet me 20 maj në një nga hotelet në Prishtinë.

Në njoftimin për ardhjen e trofeut, FFK ka vendosur edhe një link ku qytetarët e interesuar për ta parë këtë trofe mund të aplikojnë: https://al.cocacola-kos.com/fifa-trophy-tour

“Një ngjarje e madhe po vjen! Kupa e Botës, trofeu origjinal që e kanë ngritur vetëm kampionët po vjen për herë të parë në Kosovë. Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë aty, por shumë lehtë mund të jetë secili dashamir i futbollit, ngaqë kjo ngjarje do të jetë atraksion i veçantë. Kjo nuk është e tëra, në Kosovë do të zbarkojë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva. Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin këtë trofe, do të kenë mundësinë unike ta shohin atë në realitet më 20 maj, në hotel “Emerald” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.