FFK-ja me konferencë të jashtëzakonshme pas arrestimit të Agim Ademit

Federata e Futbollit e Kosovës(FFK) ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media pas arrestimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media”- thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar për 48 orë pas intervistimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Ademi është ndaluar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Arrestohet kreu i FFK, Agim Ademi