Festivali ‘ReMusica’ sjell gërshetimin e muzikës klasike dhe bashkëkohore

Edicioni i 23-të i festivalit “ReMusica do të mbahet nga 5 deri më 8 nëntor 2024. Me temën “Togetherness – Së bashku” ky edicion i këtij festivali paraqet një program të plotë katër ditorë, me theks të veçantë mbi përsosmërinë muzikore, zhvillimin edukativ dhe shkëmbimin kulturor global.

Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se ky edicion do të jetë një festë e muzikës dhe artit, duke promovuar  shumëllojshmërinë dhe gjithë përfshirjen.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij festivali është të lartwsoj skenën e muzikës klasike të Kosovës përmes gërshetimit të muzikës klasike dhe bashkëkohore, edukimit dhe diplomacisë kulturore, duke krijuar kështu mundësi të qëndrueshme për artistët dhe krijuesit e festivalit brenda rajonit.

“Këtë vit, ‘ReMusica’ vendos në qendër të vëmendjes artistët vendas me karriera ndërkombëtare, duke i bërë bashkë ata nga vende të ndryshme. Programi përfaqëson frymën e bashkimit, teksa këta artistë angazhohen në partneritete kuptimplota dhe shkëmbejnë perspektivat e tyre unike” – thuhet në njoftim.

Këtë edicioni në “Remusica” do të jetë nikoqir i mysafirëve ndërkombëtarë, përfshirë udhëheqës të festivaleve evropiane, organizata, anëtarë të medias ndërkombëtare, disa nga emrat e këtij edicioni.

Në edicionin e 23-të do të marrin pjesë mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova, Belgjika, Franca, Portugalia, Austria, Gjermania, Spanja, Italia, etj. Petrit Çeku, Raquel Andueza, Elbenita Kajtazi, ReVocal Ensemble, Trio Elogio, Margherita Berlanda janë vetëm

“Do të ketë panele diskutimi me tema të rëndësishme si qëndrueshmëria dhe praktikat mjedisore brenda industrisë duke synuar krijimin e  një platformë për dialog ekspertësh dhe shkëmbim idesh. Koncertet akusmatike & elektroakustike; Rrjetëzim: mundësi për rrjetëzim, bashkëpunim dhe krijim lidhjesh midis artistëve vendas, mysafirëve ndërkombëtarë, krijuesve të festivaleve dhe profesionistëve të industrisë; Programi edukativ – punëtori dhe masterklasa, etj.”- thuhet në njoftim.

Poashtu, Festivali do të përfshijë një gamë aktivitetesh, duke përfshirë programin tradicional të “ReMusica” Junior për fëmijë, punëtori, programin ReNew për artistë të rinj dhe shumë më tepër.