Festivali i poezisë bashkon poeteshat në Vushtrri

Më 16 dhe 17 tetor do të mbahet edicioni i 37-të festivalit tradicional “Takimet e Poeteshave Shqiptare” në Vushtrri.

Konkursi i cili ishte e i hapur për 15 ditë do t’i  mbledh 21 poetesha shqiptare.

“Festivali mbahet më datë 16.10.2019, në ora 18:00, në Qendrën Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca” në Vushtrri” tha për KALLXO.com,Fatmire Cecelia, Drejtoreshë për Kulturë,Rini dhe Sport në Vushtrri.

Në këtë edicion dy ditor do ndahen tri çmime kryesore dhe çmimi i debutantes.

Cecelia tha se ky festival financohet nga Ministria e Kulturës me shumë prej  2000 euro dhe 5000 euro nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Vushtrrisë.

Fituesja e vendit të parë vitin e kaluar ishte Naime Beqiraj me poezinë “Mosbindje femërore”.

Ky festival fillet i ka që nga viti 1979 ka për qëllim promovimin e krijueseve të reja dhe vlerave artistike.