
Pamje nga shfaqja ‘Culb Albania’. Foto: TKK.
Festivali ‘Artmania’ nis sot në Gjakovë
Edicioni i dytë i festivalit “Artmania’ nis sot në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.
Festivali hapet në ora 19:00 me shfaqjen e dramës “Marksistët e leninistët e Zvicrës” të Teatri “Adriana Abdullahu” (Adriana) të Ferizajt.
Këtë vit, në kuadër të këtij festivali do të shfaqen 5 shfaqje teatrale dhe do të mbahen po aq mbrëmje muzikore.
Në kuadër të këtij festivali do të shfaqet edhe komedia “Club Albania” e realizuar nga Teatri Kombëtar. Kjo komedia shfaqet të dielën, (11 dhjetor).
Sipas programit, në kuadër të këtij festivali do të jepen edhe shfaqjet: “Ves ves” e Teatrit të Gostivarit, “Sharra” e Teatrit “Dodona” në Prishtinë dhe “Ballkoni”e Teatrit Shqiptar të Shkupit.
Festivali zgjat deri më 11 dhjetor 2022.
Programi i festivalit ‘Artmania’