Gjilani

Festim i qetë në rajonin e Gjilanit

Gjatë ditës së sotme festa e organizime të ndryshme janë shënuar në nderë të pavarësisë së Kosovës.

Rajoni i Gjilanit gjatë gjithë ditës nuk ka shënuar ndonjë incident i cili u lidh me festat e organizimet për nder të 12 vjetorit të pavarësisë.

Zëdhënësi i Policisë se Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për KALLXO.com se në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit nuk është shënuar ndonjë incident.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë incident të raportuar në lidhje me festat e organizimet qe kanë ndodhur gjatë ditës së sotme pra ka qenë qetë sa i përket anës së sigurisë”, ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!