Festat e fundvitit, sonte ndriçohet 'sheshi Xhorxh Bush' në Prishtinë

Sonte prej orës 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të hapet “Tregu i Fundvitit” si dhe do të bëhet ndezja e dritave për festat e fundvitit.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të ketë edhe performanca muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.

Rruga nga Katedralja në drejtim të Hotel Grand nga data 26 nëntor është mbyllur për kalimin e veturave.

Sipas Komunës, rruga “Xhorxh Bush”, duke nisur nga udhëkryqi i rrugës “Bill Klinton” deri te “Garibaldi” do të jetë e mbyllur nga 26 nëntori deri më 8 janar.

Këtë pjesë, plani i qeverisjes Rama është të bëhet shesh, ashtu siç edhe iu janë referuar vendit në komunikatën e sotme.