Festa në Podujevë, Bulliqi i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë festën në shtëpi

Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i LVV-së për kryetar, Shpejtim Bulliqi, sipas rezultateve të KQZ-së është duke prirë në garën për kryetar.

Në një fjalim drejtuar aktivistëve të LVV-së përgjatë festës në Podujevë, Bulliqi ka ftuar qytetarët të kthehen në shtëpi që të festojnë për shkak të orës policore.

“Aktivistë dhe aktiviste, më lejoni t’iu falënderoj për krejt këtë punë që e keni bërë gjithë këta muaj, dhe jo vetëm. Ju keni qenë motori i krejt këtij procesi, ju e keni sjellë procesin deri në këtë pikë, prandaj më lejoni të iu falenderoj të gjithëve”, tha Bulliqi.

Sipas KQZ-së deri tani: Shpejtim Bulliqi i LVV-së ka 44,39%, Ekrem Hyseni nga LDK ka 43,55%, Floretë Zenjullahu nga PDK ka 6,58%, Besnik Tahiri nga AAK ka 4,05%, Gazmend Islami nga Balli Kombëtar 0,67% dhe Xhemalj Hasani nga NISMA ka 0,60%.