Festa e tifozëve të Irlandës së Veriut. Foto: KALLXO.com

Festa e tifozëve të Irlandës së Veriut para ndeshjes në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut.

Tifozët irlandezë kanë filluar festën disa orë para ndeshjes e cila zhvillohet sonte në 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifozë të shumtë janë parë në një lokal në kryeqytet duke kënduar e duke bërë tifo për kombëtaren e tyre.

Kosovës në këtë ndeshje do t’i mungojnë dy lojtarë, Fidan Aliti dhe Arjanet Murici të cilët në ndeshjen e kaluar janë ndëshkuar me karton të kuq.

Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e fundit është mposhtur nga Greqia me rezultat 1:0.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, në Grupin 2 në Ligës C, ku bën pjesë, Kosova ka një fitore e një humbje.