Festa e PDK-së dhe LDK-së në Vushtrri (VIDEO)

Dhjetëra qytetarë po festojnë në Vushtrri për rezultatet e para të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 KALLXO.com është duke ndjekur nga afër atmosferën në sheshin “Adem Jashari”, ku po festojnë simpatizantë nga të dy partitë.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Vushtrri prinë Ferit Idrizi nga PDK me 35,62%, ndërsa i dyti është Xhafer Tahiri nga LDK me 32,50%.

Në këtë link mund të përcjellni përditësimet e rezultateve.