Festa e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan (VIDEO)

Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, me t’u mbyllur qendrat e votimit, janë grumbulluar në qendër të Lipjanit duke festuar për fitoren që mund ta arrijnë LVV në zgjedhjet parlamentare.

Masa e madhe të simpatizantëve të këtij subjekti politik, po festojnë nën tinguj këngësh e valëvitje flamujsh, prej nga KALLXO.com ju sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes.

Deri më tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar rreth 49 për qind të votave, ndërsa LVV është duke prirë me 48 për qind të votave të përgjithshme.