Foto: Pixabay

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 4 persona vdesin nga fundosja e varkës në Itali

Katër persona kanë vdekur pasi një varkë me më shumë se 20 pasagjerë, përfshirë turistë, u përmbyt nga erërat e forta në liqenin Maggiore në veri të Italisë, raporton BBC.

Varka u përmbys mbrëmjen e së dielës mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona, thonë mediat italiane.

Pesë persona u shpëtuan dhe u dërguan në spital.

Raportet e pakonfirmuara në mediat italiane thonë se viktimat janë italianë, izraelitë dhe rusë.

Njëra prej tyre, një grua ruse, thuhet se ka qenë partnerja e kapitenit të varkës.

Attilio Fontana, president i rajonit të Lombardisë, tha se “incidenti shumë i rëndë” u shkaktua nga moti i keq.

Sipas mediave italiane, varka kishte rreth 25 persona që po festonin ditëlindjen kur një stuhi përfshiu liqenin, e cila më vonë u shndërrua në një “uragan të vogël”. Varka u përmbys dhe u mbyt menjëherë më pas.

Të gjithë në bord hynë në ujë, por shumë nga pasagjerët notuan në breg ose u shpëtuan nga varka të tjera.

Zhytësit e shpëtimit dhe një helikopter u përpoqën për të ndihmuar në kërkimin në skajin jugor të liqenit dhe disa ambulanca tokësore, një ambulancë ajrore ndoqën vendin e ngjarjes.

Liqeni Maggiore – në anën jugore të Alpeve – ndahet nga Italia dhe Zvicra dhe është një destinacion popullor për turistët.

Zona ka patur mot të keq gjatë ditës së fundit, me shërbimin meteorologjik të Italisë që ka lëshuar paralajmërime për stuhi.