Ilustrim

Ferizajasi lëndohet duke prerë dru

Policia e Kosovës ka raportuar për një lëndim aksidental të cilin e ka pësuar një person në Ferizaj.

Sipas policisë, dje rreth orës 13:00, viktima derisa ishte duke prerë dru në një pyll, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore.

Viktima e këtij rasti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.