Ilustrim

Ferizajasi gjen mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti

Një burrë nga fshati Pleshinë e Ferizajt, ka raportuar se gjatë rrënimit të një objekti, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.

Sipas raportit të policisë, njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësitë e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjeteve në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident.