Ilustrim - Foto: Kallxo.com

Ferizajasi dyshohet se e rrahu gruan dhe e frikësoi me pistoletë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Ferizaj, pasi që ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij të mërkurën.

Policia ka shtuar se pasi është intervistuar i dyshuari, ai ka pohuar se kishte shtënë një herë me pistoletë me gaz në drejtim të tokës me qëllim për ta frikësuar viktimën.

Pas kësaj, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy fishek dhe me urdhër të prokurorit  i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Dje, Avokati i Popullit reagoi për rritjen e rasteve të dhunës në familje gjatë COVID-19, ku tha se emergjenca shëndetësore ka bërë që puna në gjykata të ngadalësohet dhe seancat gjyqësore jourgjente të shtyhen, por sipas Avokatit të Popullit, siguria e viktimës dhe e fëmijëve të saj duhet të mbetet shqetësimi parësor për institucionet e zbatimit të ligjit dhe për autoritetet gjyqësore për veprim të menjëhershëm, parandalim dhe mbrojtje.

Gratë dhe thirrjet e humbura për mbrojtje nga dhuna në familje

.