Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Ferizajasi arrestohet për ngacmim seksual

Policia në rajonin e Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë ditës së djeshme, ndërsa rasti ka ndodhur në muajin prill të këtij viti.

Sipas njoftimit i dyshuari është arrestuar nën dyshimet se para katër muajve, e kishte ngacmuar seksualisht një grua.

Viktima e këtij rasti është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.