Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ferizajasi arrestohet për dhunë në familje dhe dëmtim të pasurisë

Një grua në Ferizaj ka raportuar në polici për një rast të dhunës në familje dhe dëmtim të pasurisë.

Sipas njoftimit nga policia, viktima ka raportuar se i dyshuari ka dëmtuar automjetin e xhaxhit të tyre, i cili jeton jashtë Kosovës.

Sipas viktimës, i dyshuari i cili është përdorues i lëndëve narkotike vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe demolon orenditë shtëpiake.

I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.