Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ferizajasi arrestohet pasi rrahu babain e tij

Një person është arrestuar dje në Ferizaj, nën dyshimet se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas policisë arrestimi i të dyshuarit është bërë mbrëmë rreth orës 22:30.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar babin e tij, ku pas sulmit, viktima është dashur të pranojë tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.