Ferizajasi arrestohet nën dyshimet për dhunë psikike ndaj babait të tij

Një person nga Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij.

“I dyshuari ka probleme psikike dhe në vazhdimësi u bën presion familjarëve tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.

Rasti ka ndodhur më 4 maj 2021, rreth orës 17:30.