
Foto: KALLXO.com
Ferizaj: Zhduket një vajzë, policia po heton rastin
25.12.2019 - 10:46
Një grua ka raportuar në polici mbrëmjen e kaluar se vajza e saj me probleme shëndetësore psikike është zhdukur.
Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Ferizaj, gruaja kishte raportuar rastin duke treguar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe më nuk ka arritur të gjej vendndodhjen e saj.
Policia ka njoftuar është duke e hetuar rastin.