Foto: KALLXO.com

Ferizaj - Vjedhje e rëndë brenda një shtëpie

Një shtëpi në fshatin Dubravë të Ferizaj ishte cak i një vjedhje e cila ka ndodhur dje pas mesnatës.

Sipas njoftimit, pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se si kishte ndodhur i gjithë rasti.

Sipas pronarit, dy persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij, dhe e ka sulmuar atë fizikisht, dhe i kanë grabitur para të gatshme.

Si pasojë e këtij sulmi, pronari i shtëpisë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë të hetojnë rastin, përderisa nuk raportohet për persona të arrestuar.