Shirit i Policisë - Foto: REL

Ferizaj, vetëplagoset një person me armë gjuetie

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, pasi i njëjti dyshohet se derisa ka qenë në gjueti, nga pakujdesia është vetëplagosur nga arma e gjuetisë.

Sipas njoftimit , arma me 12 copë fishekë është konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00.