Ferizaj, vetaksident me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vetaksident me fatalitet në fshatin Softaj të Ferizajit gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë, viktima përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura del jashtë rruge dhe aksidentohet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, bëhet e ditur në raportin policor.

Me vendim te prokurorit trupoi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.