Ferizaj vendi ku mbeturinat ‘bëjnë strofull’

Për ferizajasit të cilët kalojnë në shesh apo afër tij ‘piktura’ e mbeturinave është bërë pothuajse e  zakonshme.

Përveç pamjes së shëmtuar të cilën e shohin qytetarët e kësaj ane, ata janë të detyruar të thithin ajrin e papastër që lëshojnë këto papastërti.

KALLXO.com sikur edhe shumë herë të tjera edhe mbrëmë ka pranuar disa fotografi të bëra nga një qytetar.

Është bërë zakon që të fotografohen mbeturinat në këtë qytet dhe të mos ndërmerret asgjë në lidhje më këtë.

Në fotografi shihet se është duke u rregulluar një pjesë e trotuareve dhe mbeturinat për të cilat askush nuk u përkujdes që të largohen.

Nëse vazhdon tutje përgjatë sheshit mund të shohësh që kontejnerët e vegjël dhe mbishkrime që ‘apelojnë’ të hidhen mbeturinat aty, janë të stërmbushur.

KALLXO.com vazhdimisht po raporton për papastërtitë apo parregullsitë nëpër të gjitha komunat e Kosovës ku qytetarët raportojnë.



Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.