Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ferizaj, vëllai rrah vëllanë

Policia ka arrestuar në Ferizaj një person nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se e ka rrahur vëllanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në Ferizaj.

Në momentin e kryerjes së veprës, sipas Policisë, i dyshuari ishte në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.