Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Ferizaj, vëllai rrah motrën

Policia ka arrestuar në Ferizaj një person për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është liruar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 dhe po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim trupor.