Foto ilustruese

Ferizaj, vëllai rrah motrën e tij

Një grua në Ferizaj është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Policia ka bërë të ditur se viktima është sulmuar dje rreth orës 09:30.

Sipas njoftimit, i dyshuari për këtë rast është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Viktima e këtij rasti si pasojë e sulmit, ka pësuar lëndime trupore, dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.