Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Ferizaj: Vëllai kanos nënën dhe motrën dhe ia vë flakën rrobave të tij

Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj është shënuar një rast i dhunës në familje, që ka përfunduar me arrestim.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar, pasi ai e kishte kanosur me jetë nënën dhe motrën e tij dhe ia kishte vënë zjarrin rrobave dhe gjësendeve tjera në dhomën e tij.

Sipas policisë, i dyshuari sipas familjarëve ka probleme shëndetësore dhe është përdorues i substancave narkotike.

Policia ka shtuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në ora 14:30.