Punimet në Ferizaj, Foto: KALLXO.com

Ferizaj, vdes nga plagët e pësuara në vendin e punës

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, në Ferizaj, ku edhe po punohet për projektin ‘Bashkimi i Qytetit’.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj, Agim Gashi.

Ai tha se personi në fjalë nga plagët e marra në vendin e punës është dërguar në Spital ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

“Rreth orës 14:05 kemi marr informatën se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla’ në vendpunishtën e quajtuar ‘Bashkimi i Qytetit’ një punëtor ka marrë lëndime gjatë punë dhe është dërguar në Spitalin e Ferizajt dhe mjeku ka konstatuar se i njejti ka ndërruar jetë nga plagët e marra”, tha Gashi.

Gashi tutje tha se në vend të ngjarjes janë hetuesit ligjorë dhe Inspektorati i Punës.