Në Ferizaj vdes këmbësori - pasi u godit nga një veturë
03.12.2024 - 10:07
Një burrë, në fshatin Prelez i Muhaxhirëve të Ferizajit, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse – pasi, më 2.12.2024, u godit nga një makinë në lëvizje.
Sipas Policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Ndërkaq, I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet, si: ‘aksident trafiku me fatalitet’.