Ferizaj, vdes 35-vjeçari pasi ra nga kati i 8-të

Një 35-vjeçar ka vdekur pasi sot në orët e pasdites ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”.

Këtë për Rtv21.tv e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

“Sot rreth orës 17:24 në rrugën ‘Bajram e Gursel Sylejmani’, një person ka rënë në tokë nga kati i tetë i një ndërtese. Personi, i gjinisë mashkullore, i moshës rreth 35 vjeçar, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marr të gjitha veprimet, kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe po hetojnë këtë rast, i inicuar si hetim mbi vdekjen”, ka thënë Veseli./21Media