Ferizaj - Vajza rrahu nënën e saj, arrestohet

Një e dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur nënën e saj.

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme arrestimi është bërë në Ferizaj.

Sipas policisë, vajza ka pasur probleme psikike dhe kishte sulmuar nënën e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa vajza me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.