Ilustrim

Ferizaj, tentojnë ta hapin me forcë bankomatin e një banke

Policia ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Ferizaj dje rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Sipas raportit të Policisë, persona të panjohur kanë tentuar që me forcë ta hapin bankomatin e një banke.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, vazhdon të hetohet.