Ilustrim

Ferizaj, të shtëna më aheng familjar, policia arreston pronarin e shtëpisë

Gjatë mbajtjes së një ahengu familjar në Ferizaj, pronari shtëpisë dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri.

Mirëpo kjo mënyrë e shprehjes së gëzimit i kushtoi atij me arrestim. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit iu është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është shtënë.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga prokurori dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.