Ferizaj, sulm seksual

Policia ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, dje rreth orës 9:15.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht një person të gjinisë femërore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.