Ferizaj, shtetasi i Serbisë tentoi ta korruptojë policin e Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin për dhënie ryshfeti.

R.V., 59-vjeç, shtetas i Serbisë, ishte ndaluar nga Policia e Kosovës në Ferizaj pasi kishte qenë duke përdorur telefonin gjatë vozitjes së  kamionit.

Pas kësaj, Policia të njëjtit ia kishte kërkuar dokumentacionin por qytetari bashkë me dokumentet e kërkuara kishte nxjerrë edhe 10 euro me qëllim që t’ia jep zyrtarit policor.

Polici në detyrë ia kishte tërhequr vërejtjen për këtë por qytetari kishte insistuar për ofrimin e kartëmonedhës 10 euro.

Në këtë rast Policia e Kosovës e ka arrestuar personin dhe ka iniciuar rastin – dhënie e ryshfetit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.