Ferizaj, rrëzohet nga skelet teksa po punonte

Një person është rrëzuar nga skelet ku ishte duke punuar në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka qenë duke punuar në një firmë private.

Në raport tutje thuhet se personi është lënduar rëndë se po trajtohet në QKUK.

Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.