Ferizaj, roja e pyllit dyshohet se u sulmua nga një person që ishte duke prerë dru

Një roje e pyllit në fshatin Topillë në Ferizaj dyshohet se është sulmuar nga një person që ishte duke prerë dru.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 09.12.2024 rreth orës 13:31.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Viktima mashkull kosovar–roje pylli, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në detyrën zyrtare ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në pyll duke prerë dru dhe pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i njëjti”- thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore.