Ferizaj, qytetarit i vidhet vetura nga persona të panjohur

Një rast i vjedhjes në Ferizaj, është raportuar në Policinë e Kosovës.

Një burrë është ankuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30 në Rrugën “Besnik Osmani”, në Ferizaj.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.