Ilustrim

Ferizaj, qytetarit i digjet vetura në oborr të shtëpisë

Policia e Kosovës njofton se një person në Ferizaj ka raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri vetura e tij që ishte e parkuar në oborr.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30.