Ilustrim

Ferizaj - Qytetari gjeti bombën në kopshtin e tij

 

Një burrë është ankuar se gjatë punimeve në kopshtin e tij, ka gjetur një mjet të dyshuar.

Sipas raportimit të policisë, mjeti i dyshuar ka qenë granat dorë e pashpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e “Qiragjive“ të Ferizajt dje në mesdite, rreth orës 12:45.

Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Ndërsa nuk është raportuar për ndonjë incident.