Ilustrim

Ferizaj, qytetari dorëzon në polici kuletën e gjetur

Një qytetar nga Vitia ka gjetur një kuletë me para në fshatin Greme të Ferizajt dhe e ka dorëzuar atë në stacionin policor në Ferizaj.

Pas verifikimit, qytetarit të cilit i kishte humbur i është dorëzuar kuleta.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe letërnjoftimi i RKS-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.