
Xhama e thyer në rrugën e quajtur “Saraj”, mes fshatrave Saradishtë-Mohovc të komunës së Ferizaj
Ferizaj, qytetarët rrezikohen nga xhamat e hedhur, Inspektorati del në terren pas raportimit të KALLXO.com
Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka reaguar pas raportimit të KALLXO.com për xhamat e hedhur buzë rrugës, të cilët rrezikonin qytetarët që kalonin në rrugën Muhoc-Saraishtë.
Në procesverbalin pas inspektimit të inspeksionit të mjedisit është konfirmuar lajmi i KALLXO.com për xhamat e hedhur buzë rrugës, si dhe të mbeturinave të ndryshme.
Sipas Inspektoratit, për shkak se në atë pjesë nuk ka shtëpi dhe biznese nuk kanë gjetur ndokënd që do të ndihmonte në identifikimin e personave që kanë hedhur mbeturinat.
Inspektorati ka kërkuar nga DSHPE që në afat sa më të shkurtër të intervenojë në atë hapësirë dhe të largohen grumbulli me xhama dhe mbeturinat e tjera.
Sipas një raportimi që ka pranuar KALLXO.com është thënë se këta xhama kanë disa ditë që gjenden në këtë rrugë.