Ferizaj: QKMF pranoi donacion 200 dezinfektues

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka pranuar disa kontigjente pajisjesh e materialesh mbrojtëse për tejkalimin më të lehtë të situatës me COVID-19.

“Mbështetja për stafin shëndetësor përveç nga institucionet lokale, po bëhet edhe nga qytetarët e bizneset. “ thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt

I tillë ishte edhe Shemsi Salihu nga barnatorja “ProPharm” i cili vendosi që sot të dhurojë një sasi prej 200 dezinfektantësh për QKMF-në e Ferizajt.

Donacioni u mirëprit nga drejtori i DShMS-së Bekim Ademi, drejtorja e QKMF-së Nadire Imeri si dhe stafi i QKMF-së.

Ata u shprehën falënderues për mbështetjen e ofruar veçanërisht tash kur stafi shëndetësor është në përballje direkte me rrezikun e virusit COVID-19.