Policia e Kosovës, Radar. Foto: KALLXO.com

Ferizaj, Policia shqiptoi mbi 1 mijë gjoba javën e kaluar për kundërvajtje

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë javës që shkoi Policia ka shqiptuar 1 mijë e 358 gjoba kundërvajtëse përderisa ka hequr tetë patentë shoferë.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi,  nga data 13-19/03/2023 ka shqiptuar 1,358 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 8 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”- thuhet në njoftim.

Më tej, në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se janë raportuar 18 aksidente, prej tyre katër me lëndime ku janë lënduar gjashtë persona.

Ndërkaq aksidente me dëme materiale janë shkaktuar 14.