Ferizaj - Policia me fushatë vetëdijësuese për bombolat e gazit

Një rast fatkeq pati ndodhur në Ferizaj në fillim të muajit janar 2021. Një bombolë gazi pati pëlcitur në një nga restorantet e kësaj komune.
Mirëpo, katër muaj pas Drejtoria e Rajonale e Policisë në Ferizaj ka përgatitur një plan të veprimit.

Sot DRP në Ferizaj përmes një komunikate ka treguar se ka shpërndarë fletushka vetëdijësuese për qytetarët dhe bizneset në pikat karburanti, qendra tregtare, restauronte dhe lokale.

“Në kuadër të projektit “Bombolat e gazit”, sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar një fushatë lidhur me rreziqet dhe pasojat gjatë përdorimit të bombolave të gazit, si dhe kujdesi që duhet pas nga këto pajisje”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, DRP ka apeluar tek qytetarët, që të kenë kujdes mbi rreziqet që paraqesin bombolat e gazit nga përdorimi i tyre.