Foto: Ilustrim

Ferizaj, Policia konfiskon gjashtë qese me marihuanë

Në rrugën “ 12 Qershori “ në Ferizaj policia ka ndërmarrë një aksion për kontrollimin e një lokali

Gjatë kontrollit, policia nuk ka gjetur asgjë tek personat brenda lokalit.

Megjithatë, pak më larg lokalit kanë gjetur gjashtë qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.14 gram të cilat janë konfiskuar.

Rasti ka ndodhur mesnatën e 28 majit, ku policia ka arritur që të arrestojë njërin prej dyshuarve që dyshohet se i njëjti e kishte lënë substancën narkotike.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.